Politike

Begaj President, Pampuri: Rama e nxori nga xhepi, po kap një tjetër institucion

Me anë të një postimi në Facebook, zëdhënësja e këtij grupi Oriola Pampuri shkruan se kandidatura e Begajt është nxjerrë nga xhepi i Ramës dhe nga deputetet non grata nga SHBA-ja të PS-s.

4 Qershor 2022, 17:13 Nga DOSJA
Begaj President, Pampuri: Rama e nxori nga xhepi, po kap një tjetër
Oriola Pampuri

TIRANË- Grupi i deputetëve të Enkelejd Alibeajt kanë reaguar për kandidaturën e Bajram Begajt si President. Me anë të një postimi në Facebook, zëdhënësja e këtij grupi Oriola Pampuri shkruan se kandidatura e Begajt është nxjerrë nga xhepi i Ramës dhe nga deputetet non grata nga SHBA-ja të PS-s. Gjithashtu në reagim bëhet me dije se kandidatura e Begajt nuk mund të kundërshtohet pasi është ushtarak por sepse është zgjedhje personale e Ramës.  

Postimi i Plotë:

Edi Rama do zyrtarizojë sot në mënyrë të njeanshme emërimin e Presidentit të Republikës, që nxorri dje nga xhepi, pa asnjë proces gjithëpërfshirës dhe transparent. Propozimi i kandidatit për President nga nongratat e Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, të damkosur nga SHBA se kanë vjedhur vota në bashkëpunim me krimin e organizuar, është prova e qartë e mungesës së legjitimitetit të PS për të zgjedhur njëanshmërisht Presidentin e Republikës. Partia Demokratike bëri gjithçka dhe u perfshi në proces, në respekt të qytetareve dhe përgjegjësive të veta kushtetuese. Ne nuk bojkotuam, nuk u fshehem, nuk bëmë retorikë politike. Tentuam të ndertonim një proces që i jepte Shqiperisë një President që përfaqëson unitetin e popullit. Edi Rama nuk donte një proces gjithëpërfshirës, u tërhoq nga marrëveshja me opozitën dhe provoi para shqiptarëve që përbetimi se ishte i gatshëm për President konsensual ishte një mashtrim publik. Legjitimimi i këtij procesi të njëanshëm dhe fshehja pas artificave procedurale, gjoja me votë kundër sepse është ushtarak, është shërbimi më i mirë për ti dhënë tiparet e normalitetit demokratik regjimit të Edi Ramës. Bajram Begaj nuk mund të kundërshtohet se është ushtarak, por se është zgjedhje personale e Edi Ramës, në bashkëpunim me mafian e pronave shtetërore. Çdo cicërimë e ndryshme është thjeshtë fasadë për të fshehur legjitimimin e kapjes së një tjetër institucioni të pavarur nga Edi Rama, pikërisht nga të njëjtët individe që deri dje akuzonin duke shpifur kolegët e tyre se po beheshin pjesë e “farsës”.

 

Sondazh

Poll