Aktualitet

Pas protestës së djeshme, artistët i futen punës, pastrojnë sheshin para Teatrit Kombëtar (FOTO)

25 Korrik 2019, 08:35 Nga DOSJA
Pas protestës së djeshme, artistët i futen punës,

TiranëPas protestës së djeshme para Teatrit Kombëtar, artistët dhe qytetarët kanë pastruar sheshin para teatrit.

Në foton e mëposhtme artistët dhe qytetarët shfaqen para kësaj godine duke pastruar sheshin, duke mbledhur mbeturinat.

Ndër artistët që ndihmojnë në këtë aksion  janë Gent Zenelaj, Ervin Bejleri dhe disa të tjerë.

Për më shumë se 1 vit, artistë dhe qytetarë kundërshtojnë projektin e bashkisë Tiranë, që do të sjellë shembjen e Teatrit Kombëtar. Ata kërkojnë ruajtjen dhe restaurimin e godinës, si një vlerë dhe kujtesë historike për Shqipërinë, por kryeministri Rama e quan Teatrin një “gërdallë” e cila duhet hequr nga për t’i hapur rrugë zhvillimit. Presidenti Ilir Meta, e ktheu dekretin në Kuvend për të mos lejuar shembjen e Teatrit, por Rama dhe Veliaj arritën sërish që t’i hapin rrugë shembjes.

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet artistët pastrojnë sheshin ervin bejleri gent zenelaj ngujimi tek teatri artistët pastrojnë sheshin ervin bejleri gent zenelaj ngujimi tek teatri

Sondazh

Poll