Aktualitet

Lirohen dy banorët e Astirit, ndalohen tri të tjerë, u përplasën me Policinë tek Gjykata

25 Korrik 2019, 09:16 Nga DOSJA
Lirohen dy banorët e Astirit, ndalohen tri të tjerë, u

TIRANË- Tensione tek Gjykata e Tiranës. Banorët e Astirit janë përplasur me policët e pranishëm para Gjykatës, dhe me efektivët e repartit Shqiponja, teksa kërkonin lirimin e dy të ndaluarve, Edi dhe Maliq Feratit.

Pas tensioneve, policia ka shoqëruar Skënder Dosën, Gëzim Billën dhe një tjetër person, emri i të cilit ende nuk dihet. Të ndaluarit u përplasën me forcat e Policisë, tek Gjykata, duke u shtyrë dhe ofenduar.

Dy të arrestuarit për të cilët ata kishin shkuar në Gjykatë, qëlluan me gurë Policinë dhe Ambulancën në protestën e Astirit disa ditë më parë. Gjykata e Tiranës vendosi sot për ta masën e sigurimit “Detyrim paraqitjeje”.

(F.g.dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet edi ferati gezim billa maliq ferati protesta tek astiri skender dosa edi ferati gezim billa maliq ferati protesta tek astiri skender dosa

Sondazh

Poll