Aktualitet

Meta firmos dorëheqjen e Bajram Begajt, Andi Bejtja: Po shef shtabi kush do bëhet?

Andi Bejtja ka një pikëpyetje tjetër, po me postin e Shefit të Shtabit të Forcave të Armatosura, çfarë do të bëhet?

4 Qershor 2022, 14:57 Nga DOSJA
Meta firmos dorëheqjen e Bajram Begajt, Andi Bejtja: Po shef shtabi kush do
Andi Bejtja

TIRANË- Gazetari Andi Bejtja ka ngritur një shqetësim tjetër lidhur me zgjedhjen e kreut të ri të shtetit, që nga maxhoranca është propozuar Bajram Bejta. Ndërkohë që presidenti Ilir Meta dekretoi dorëheqjen e tij nga detyra, Bejtja ka një pikëpyetje tjetër, po me postin e Shefit të Shtabit të Forcave të Armatosura, çfarë do të bëhet? Begaj mbante këtë post deri pasditen e sotme, por tashmë nuk ka asnjë pasues.

"Si mund te lihet vendi pa Shef Shtabi?! Ore mire kto kleckat juridike te Presidentit te Ri, qe vine nga zgjedhjet personale te Rames me gisht , po si e keni menduar ta lini vendin pa Shef Shtabi qe kete ëeekend: kur Lavrovi po shkon Beograd, kur Feivziu dihet qe nuk eshte Tirane, dhe Cim Peka ka ik ne Lalz, nuk eshte as Mand Duka as Ceferin verdalle... Bajram rri ne lartesine e detyres qe te kerkon atdheu: mos ik nga ai vend pa ardh gjenerali tjeter, behu pak me vone President...qendro vec pak Bajram se u be shteti fare rrumpalle...,"-shkruan Bejtja në postimin e tij.

Sot, si kurrë më parë, nga Stambolli Ilir Meta ka firmosur dorëheqjen e Bajram Begajt si shef i Shtabit të Forcave të Armatosura. Fiks një vit para se t'i përfundonte mandati.

Sondazh

Poll