Politike

VD- Mbledhja e grupit të PS, Balla: Begaj do votohet dhe nga të tjerët në Kuvend

4 Qershor 2022, 10:19 Nga DOSJA
VD- Mbledhja e grupit të PS, Balla: Begaj do votohet dhe nga të
Taulant Balla

TIRANË- Është mbajtur pak minuta më parë mbledhja e Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste ku u diskutua kandidati i propozuar për president, Bajram Begaj.

Kryetari i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla tha se ka besim se kandidatura e Begaj do të mbështetet edhe nga deputetetët e tjerë të Kuvendit të Shqipërisë pëveç atyre të PS-së.

Përmbush të gjitha kriteret kushtetuese ligjore dhe reflekton të gjitha vlerat duke qenë përfaqësues si interesit të popullit. Ne si grup parlamentar do i nënshtrohemi procedurave parlamentare me besimin se kjo kandidaturë do të mbështetet edhe nga deputetët të tjerë të Kuvendit të Shqipërisë të cilët do të kishin nderin dhe privilegjin që t'u përgjigjeshin pritshmërive të popullit shqiptar, për një president që e meriton.’- tha Balla.

Sot në Kuvend pritet të votohet presidenti i 8-të i Republikës së Shqipërisë Bajram Begaj, aktualisht shefi i shtabit të përgjithshëm të Ushtrisë.

Begaj ishte propozim i Partisë Socialiste dhe nëse zgjidhet, do të jetë presidenti i tetë pas pluralizmit, ndërsa i treti që vjen me karrierë ushtarake, pasi më herët e kanë mbajtur postin e kreut të shteti ish ushtarakë, si Alfrd Moisiu dhe Bujar Nishani.

Ka nisur mbledhja e Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste për të diskutuar për kandidatin e propozuar për president Bajram Begën. Kryetari i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla u shpreh se ka besimin se kandidatura e Bajram Begës do të mbështetet edhe nga deputetët të tjerë të Kuvendit të Shqipërisë të cilët do të kishin nderin dhe privilegjin që tu përgjigjet popullit shqiptar i cili e meriton.

Sondazh

Poll