Bota

Kryebashkiaku i Luhansk:Forcat ukrainase rimarrin 20% të Severodonetsk 

Forcat ruse janë ende të përqendruara në qytet, thanë forcat e armatosura të Ukrainës në një postim në Facebook. 

4 Qershor 2022, 11:53 Nga DOSJA
Kryebashkiaku i Luhansk:Forcat ukrainase rimarrin 20% të
Foto ilustruese

UKRAINË-Kryetari i Bashkisë së rajonit Luhansk Serhiy Haidai, ka njoftuar se forcat ukrainase kanë rimarrë rreth 20% të territorit që humbën në qytetin e Severodonetsk.

Ndërsa më parë situata ishte e vështirë, përqindja e mbajtur nga Rusia ishte diku rreth 70%, tani ne i kemi shtyrë tashmë me rreth 20%. Ata sulmuan zonat e banuara në pjesën lindore të qytetit, Armiqësitë aktive vazhdojnë,” tha  Haidai.

Sipas BBC, forcat ruse janë ende të përqendruara në qytet, thanë forcat e armatosura të Ukrainës në një postim në Facebook. 

Rajoni i Donbasit përbëhet nga Luhansk dhe Donetsk. Disa besojnë se presidenti i Rusisë Vladimir Putin mund të shpallë fitoren në luftë nëse forcat ruse marrin kontrollin e Donbasit.

 

Sondazh

Poll