Bota

"Unë mendoj se ai është izoluar", Macron thotë se Putini bëri "gabim historik" duke pushtuar Ukrainën

4 Qershor 2022, 08:40 Nga d.a
"Unë mendoj se ai është izoluar", Macron thotë se
Macron dhe Putin

FRANCË-Presidenti francez Emmanuel Macron tha të premten se homologu i tij rus Vladimir Putin kishte kryer një gabim historik dhe themelor duke pushtuar Ukrainën dhe tani ishte i izoluar.

Unë mendoj dhe i thashë, se ai bëri një gabim historik dhe themelor për popullin e tij, për veten dhe historinë”, tha ai në një intervistë për mediat rajonale franceze.

"Unë mendoj se ai është izoluar. Të izolosh veten është një gjë, por të jesh në gjendje të dalësh prej saj është një rrugë e vështirë”.-shtoi ai.

Presidenti francez përsëriti se Rusia nuk duhet të poshtërohet në mënyrë që ditën që luftimet të ndalojnë,  të mund të hapet një rrugëdalje me mjete diplomatike.

Macron tha gjithashtu se ai nuk "përjashtonte" mundësinë e një vizitë në Kiev.

Sondazh

Poll