Bota

Rasti i parë i dyshuar me linë e majmunit në Kosovë, MSH: Është izoluar, analizat i çuam në Holandë

Sipas Ministrisë, atij i është marrë mostër nga lëkura dhe do të dërgohet për analiza laboratorike në Holandë, për momentin gjendja e tij është e stabilizuar.

4 Qershor 2022, 11:05 Nga DOSJA
Rasti i parë i dyshuar me linë e majmunit në Kosovë, MSH:
Lija e majmunit

KOSOVË- Ministria e Shëndetësisë së Kosovës ka konfirmuar se një rast i dyshimtë i Lisë Majmunit është duke u trajtuar në QKUK. Bëhet fjalë për një 69-vjeçar nga Komuna e Dragashit.

Ministria e Shëndetësisë, përkatësisht, Instituti Kombëtar Shëndetësisë Publike të Kosovës, me datë 03 qershor 2022 në ora 17:41, nga Klinika Infektive, QKUK, ka pranuar një raportim për një rast të dyshimtë në Lijën e majmunëve (Monkeypox). Pacienti është mashkull, i lindur më 1953 nga komuna e Dragashit”, thuhet në komunikatë.

Sipas Ministrisë, atij i është marrë mostër nga lëkura dhe do të dërgohet për analiza laboratorike në Holandë, për momentin gjendja e tij është e stabilizuar.

Mostra do të dërgohet në laboratorin referent të OBSh në Hollandë, presim edhe rezultatet laboratorike deri në diagnozën përfundimtare sipas kritereve të parapara. Pacienti është në izolim, i hospitalizuar në Klinikën Infektive, QKUK”, ka njoftuar Ministria.

Ministria e Shëndetësisë dhe IKSHPK, njofton qytetarër e Republikës së Kosovës, se për çdo informatë të re, opinioni publik do të informohet në kohë reale, dhe se situata është e qetë dhe stabile.

Sondazh

Poll