Bota

Shërbimi Sekret në SHBA u paralajmërua për rrezikun e sigurisë, një ditë para sulmit në Kapitol

Kapitoli ishte nën sulm, ndërsa mbrojtësit e Pence e çuan me nxitim nga dhoma e Senatit

4 Qershor 2022, 10:00 Nga DOSJA
Shërbimi Sekret në SHBA u paralajmërua për rrezikun e
Mike Pence 

SHBA-Shefi i shtabit në SHBA, Mike Pence një ditë para sulmit vdekjeprurës në selinë e kongresit të emëruar Kapitol, paralajmëroi kreun e Shërbimit Sekret se ish-presidenti Donald Trump ishte gati të kthehej kundër zëvendëspresidentit të tij, duke rrezikuar sigurinë e tij.

Shefi i shtabit të Pence, Marc Short, nuk e dinte se si mund të kërcënohej siguria e shefit të tij nëse Trump do të kthehej kundër tij. Por Trump dhe këshilltarët kishin formuluar një plan sipas të cilit Pence do të ndalonte certifikimin e rezultateve të kolegjit zgjedhor në humbjen e Trump nga Joe Biden.

Sipas The Guardian, Kapitoli ishte nën sulm, ndërsa mbrojtësit e Pence e çuan me nxitim nga dhoma e Senatit në një parkimi nëntokësor, por nkryetari refuzoi të largohej nga ndërtesa.

"Unë nuk do të lejoj që bota e lirë të na shohë duke ikur nga Kapitoli dhe unë do të qëndroj," tha Pence.

Autorët e librave mbi presidencën Trump janë kritikuar gjerësisht për fshehjen e lajmeve deri në publikim. Kërcënimi i Trump ndaj Pence në prag të seancave dëgjimore publike që do të organizohen nga komiteti i Dhomës për hetimin e ngjarjeve të 6 janarit 2021.

 

Sondazh

Poll