Bota

Abazovic: Mendoj se Gjukanoviq duhet të japë dorëheqjen në fund të mandatit

Abazovic tha se do të ishte më mirë për politikën malazeze dhe stabilitetin në vend që Gjukanoviq të tërhiqej nga politika në fund të mandatit.

4 Qershor 2022, 08:15 Nga DOSJA
Abazovic: Mendoj se Gjukanoviq duhet të japë dorëheqjen në
Dritan Abazovic

MAL I ZI- Kryeministri i Malit të Zi dhe lideri i Lëvizjes Qytetare URA, Dritan Abazovic, u shpreh se sipas tij presidenti Milo Gjukanoviq do të tërhiqet politikisht pas skadimit të mandatit të tij.

Në një intervistë për gazetën Nova, Abazovic tha se do të ishte më mirë për politikën malazeze dhe stabilitetin në vend që Gjukanoviq të tërhiqej nga politika në fund të mandatit.

Ai gjithashtu ka treguar se cila ishte arsyeja e vizitës së tij të papritur në Beograd dhe për çfarë ka biseduar me patriarkun e Kishës Ortodokse Serbe, Porfirio.

Kam pasur vetëm nevojën njerëzore që në një bisedë shumë të hapur dhe të këndshme me patriarkun të shpjegoj se unë personalisht nuk kam qëllime të këqija, përkundrazi”, tha Abazovic.

Ai tha se konfirmimi më i mirë i "rivendosjes së marrëdhënieve" me Serbinë do të ishte që Svetozar Maroviç të paraqitej në një nga pikat kufitare në Mal të Zi dhe ta çonte para drejtësisë, me ndihmën e autoriteteve kompetente në Serbi, të cilët më pas do të përfundonin pjesën e tyre.

Sondazh

Poll