Politike

Udhëtim fat-sjellës? Bajram Begaj ishte në SHBA pak ditë para se të propozohej për President

Ai ishte pak ditë më parë në Pentagon ku takoi zyrtarë të lartë, mes të cilëve kryetarin e Shtabit të Përgjithshëm të SHBA-së, Gjeneral Mark A. Milley.

3 Qershor 2022, 23:59 Nga F.M
Udhëtim fat-sjellës? Bajram Begaj ishte në SHBA pak ditë
Bajram Begaj

TIRANË- Gjeneral Major Bajram Begaj zhvilloi një takim në Shtetet e Bashkuara të Amerikës vetëm pak ditë para se socialistët ta zgjidhnin si kandidaturë për President të Republikës.

Ai ishte pak ditë më parë në Pentagon ku takoi zyrtarë të lartë, mes të cilëve kryetarin e Shtabit të Përgjithshëm të SHBA-së, Gjeneral Mark A. Milley. Vizita ishte produkt i bashkëpunimit të ndërmjet dy vendeve dhe forcave të armatosura. Të ketë qenë ky një udhëtim fatsjellës për Begajn?

Pas kthimit të tij në Shqipëri, kryeministri Edi Rama prezantoi kandidaturën e Partisë Socialiste për të marrë drejtimin e Presidencës. Bajram Begaj, komandanti i Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë. është propozimi i PS për president. Ai do votohet nesër në raundin e katërt që duhen vetëm 71 vota.

Sondazh

Poll