Bota

Elizabeth Warren propozon projektligjin e ri, që anulon borxhin e kredisë studentore për miliona amerikanë

24 Korrik 2019, 13:03 Nga DOSJA
Elizabeth Warren propozon projektligjin e ri, që anulon borxhin e

SHBA- Senatorja e Massachussets Elizabeth Warren dëshiron të fusë një ligj të ri, që ndihmon studentët amerikanë për të shlyer borxhet e kredisë studentore.

Ky projekt-ligj do të falë në total 50.000 dollarë të kredive studentore, por vetëm me një përjashtim, pasi në këtë rast do të ndihmohen vetëm studentë familjet e të cilëve kanë më pak se 100.000 dollarë të ardhura në vit. Por është një rezultat  goxha i mirë për qytetarët amerikanë, pasi bën një lehtësim të menjëhershëm për më shumë se 95% të 45 milionë amerikanëve me borxhe studentore.

Për ata që fitojnë më shumë se 100,000 dollarë, projektligji do të ofrojë lehtësim të pjesshëm të borxhit me sasinë që gradualisht do të bëhet më e vogël derisa të mos ekzistojë më. Familjet që bëjnë më shumë se 250,000 dollarë nuk kanë të drejtë për lehtësim borxhi.

Warren ka thënë se do të paguajë për lehtësimin e borxhit. Do të vlerësonte një taksë prej 2% mbi pasurinë mbi 50 milionë dollarë dhe një taksë prej 3% mbi pasurinë mbi 1 miliardë dollarë.

Njëkohësisht, anulimi i borxhit mund të kushtojë 640 miliardë dollarë, tha ajo gjatë fushatës.

Ndërkohë edhe Senatori i Vermontit Bernie Sanders, ka dhënë premtime për për anulimin e borxhit të studentëve. Por ai shkon më tej dhe thotë se do të anullojë të gjitha, 1.6 trilionë dollarë në borxhin e kredisë. Sanders ka propozuar që shkollimi të kushtojë më pak edhe edhe në kolegjet publike.

Projektligji i Warren do të sigurojë që borxhi i anuluar nuk do të tatohej si të ardhura. Ata huamarrës me kredi private do të lejohen të konvertojnë ato në kredi federale në mënyrë që ata të mund të falen.

Marrë dhe përshtatur nga CNN

A.C/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota elizabeth warren projektligji i ri per faljen e borxheve te kredise senatorja e massachussets studentet amerikane elizabeth warren projektligji i ri per faljen e borxheve te kredise senatorja e massachussets studentet amerikane

Sondazh

Poll