Aktualitet

Zjarr në ishullin e Sazanit, nisen 30 efektivë për shuarjen e flakëve

Mësohet se zjarri ka rënë në zonën e quajtur “Plazhi i Gjeneralit”.

3 Qershor 2022, 21:48 Nga DOSJA
Zjarr në ishullin e Sazanit, nisen 30 efektivë për shuarjen e
Foto Ilustruese

VLORË- Një vatër zjarri është ndezur mbrëmjen e sotme në ishullin e Sazanit. Mësohet se zjarri ka rënë në zonën e quajtur “Plazhi i Gjeneralit”.

Ende nuk dihet se cili është shkaku i rënies së zjarrit, ndërkohë që për të bërë të mundur shuarjen e flakëve një anije e flotës detare me 30 efektivë si dhe një skuadër zjarrfikësish kanë shkuar për të vënë flakët nën kontroll.

Sondazh

Poll