Aktualitet

VIDEO/ Makina shpërthen në flakë në Tiranë, banorët panikosen nga frika

Mësohet se mjeti ka shpërthyer në flakë në zonën e Tregut Çam, në Tiranë, ndërkohë që për shkak se ndodhej në një bllok pallatesh, disa banesa janë rrezikuar nga flakët. 

3 Qershor 2022, 18:34 Nga DOSJA
VIDEO/ Makina shpërthen në flakë në Tiranë,
Makina qe shpertheu
TIRANË- Një makinë ka marrë flakë në Tiranë. Mësohet se mjeti ka shpërthyer në flakë në zonën e Tregut Çam, në Tiranë, ndërkohë që për shkak se ndodhej në një bllok pallatesh, disa banesa janë rrezikuar nga flakët. 

Për shkak të flakës së madhe, tymi është përhapur deri në katin e tretë të një pallati, ndërkohë që paniku me banorër ka qenë i madh. Në vendngjarje ka shkuar zjarrfikësja për të bërë të mundur shuarjen e flakëve, ndërsa shkaku i shpërthimit ende nuk dihet.

Policia dhe grupi hetimopr ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e shkaqeve të djegies së makinës.

Sondazh

Poll