Aktualitet

Naimi u vra në të njëjtën tavolinë që u ekzekutua Ferracaku, lidhja me Safetin, Ilirin dhe Enver Bajrin

Naim Bajri është edhe xhaxhai i Enver, Ilir dhe Safet Bajrit, treshes së prangosur në kuadër të operacionit Oaz. Pas hekurave është vetëm Safet Bajri.

3 Qershor 2022, 17:08 Nga DOSJA
Naimi u vra në të njëjtën tavolinë që u ekzekutua
Fatos Ferracaku dhe Naim Bajri

SHKODËR- Naim Bajri u vra në të njëjtën tavolinë që u qëllua për vdekje Fatos Ferracaku, ngjarje e ndodhur në vitin 2018. Rastësi apo jo, në momentin që u qëllua me 10 plumba, Bajri ishte ulur në të njëjtën tavolinë ku ishte ulur edhe Ferracaku mesditën e 18 nëntorit të katër viteve më parë.

Naim Bajri është babai i Indrit Bajrit, të vrarë me armë zjarri në vitin 2001 nga Xhabir Shega, Kujtim Barbullushi dhe Ilimir Hajdari. Këtij të fundit i bën atentat në vitin 2017, por shpëtoi. Xhabir Shega u ekzekutua në qershor të vitit 2015.

Naim Bajri është edhe xhaxhai i Enver, Ilir dhe Safet Bajrit, treshes së prangosur në kuadër të operacionit Oaz. Pas hekurave është vetëm Safet Bajri.

Ndaj Bajrit është shtënë nga një makinë në lëvizje të paktën 10 herë duke e lënë të vdekur në vend. Në lagjen “Guerrile” është gjetur një mjet i djegur që dyshohet të jetë përdorur nga autorët. Policia ka ngritur disa pika kontrolli dhe po vijon krehja e zonës për kapjen e autorëve. Pista kryesore është hakmarrja.

Sondazh

Poll