Aktualitet

EMRI/ Atak në zemër, humb jetën në punë 25-vjeçari shqiptar

 primabrescia shkruan se shqiptari i punësuar së fundmi në restorantin Miralago në Garda ishte duke punuar, kur rreth orës 17:00 u sëmur teksa po shërbente në tavolina.

3 Qershor 2022, 17:13 Nga DOSJA
EMRI/ Atak në zemër, humb jetën në punë
restoranti

ITALI- Një sëmundje fatale i ka marr jetën një kamarieri 25-vjeçar Egzon Mile teksa po shërbente në Itali. primabrescia shkruan se shqiptari i punësuar së fundmi në restorantin Miralago në Garda ishte duke punuar, kur rreth orës 17:00 u sëmur teksa po shërbente në tavolina.

Ai u rrëzua në tokë, për shkak të një ataku të mundshëm në zemër dhe nuk u ngrit më. Thirrja në 118 ka qenë e menjëhershme dhe ka mbërritur në vendngjarje me dy autoambulanca dhe një helikopter. Ekipet e shpëtimit u përpoqën t'i shpëtonin jetën 25-vjeçarit, por fatkeqësisht nuk mundën të bënin asgjë për të riun që vdiq në vend.

Sondazh

Poll