Aktualitet

KONFIRMOHET/ Dalin analizat! Eshtrat e gjetura në Fushë Kuqe i përkasin Mariglen Gjonajt

AND-ja iu mor nënës së tij, Liljana Gjonaj, dhe përfundimi i analizave ka treguar se kemi të bëjmë me të zhdukurin që kërkohej pprej kohësh.

3 Qershor 2022, 15:36 Nga DOSJA
KONFIRMOHET/ Dalin analizat! Eshtrat e gjetura në Fushë Kuqe i
Mariglen Gjonaj dhe eshtrat

TIRANË- Ekspertët e mjekësisë ligjore kanë dalë në përfundimin se eshtrat e gjetura në Fushë Kuqe më 3 prill i përkasin adoleshenetit Mariglen Gjonaj. Mësohet se dy muaj pas gjetjes së eshtrave është bërë i mundur identifikimi i tyre. AND-ja iu mor nënës së tij, Liljana Gjonaj, dhe përfundimi i analizave ka treguar se kemi të bëjmë me të zhdukurin që kërkohej pprej kohësh.

Ekspertët mjekoligjore treguan më herët se adoleshenti i zhdukur në vitin 2015 është keqtrajtuar e goditur me sende të forta para se të vritej. Kjo pasi në kocka, kryesisht në pjesën e kafkës janë konstatuar shenja të shkaktuara nga të goditurat.

Zhdukja e adoleshentit Mariglen Gjonaj është hetuar fillimisht nga prokuroria e Laçit dhe më pas çështja ka kaluar në prokurorinë e Krimeve të Rënda në Tiranë. Pas shpërbërjes së këtij institucioni, dosja kaloi sërish në Kurbin, por me kalimin e viteve, hetimet u pezulluan.

Sondazh

Poll