Bota

Ivanka Trump bën gafën EPIKE në urimin për Boris Johnson , Donald Trump ‘kryqëzohet’ nga kritikët (FOTO)

24 Korrik 2019, 08:37 Nga DOSJA
Ivanka Trump bën gafën EPIKE në urimin për Boris Johnson ,

Ditën e djeshme Boris Johnson u njoftua si kryeministri i ardhshëm i Britanisë së Madhe pas fitore së bujshme ndaj Jeremy Hunt në garën e lidershipit Tory.

Johnson zyrtarisht do të marrë rolin e tij të mërkurën pasdite . Pas fitores së tij, Boris Johnson mori urime nga liderët botërorë. Midis tyre spikati urimi i Donald Trump dhe vajzës së tij Ivanka Trump, që vodhën vëmendjen për ‘gafat’ që u bënë në përmbajtjen e urimit.

Megjithëse Johnson nuk e ka parë asnjë herë në sy me Trump-in, është më se e mundshme që ata të dy të bashkohen me njëri-tjetrin, nëse ato i shërbejnë qëllimeve të tyre si udhëheqës të kombeve përkatëse.

Sapo Johnson u konfirmua se kryeministri i ardhshëm, Trump gjeti rastin ta uronte përmes një postimin në rrjete sociale, duke e përgëzuar për fitoren dhe duke e përshëndetur si ish kryebashkiakun e Londrës për rolin ‘e madh’.

Siç mund ta imagjinoni, ky cikël ‘me vanilje’ nga presidenti nuk është pritur shumë mirë nga kritikët e tij dhe Johnson, të cilët ndajnë më shumë se disa karakteristika.

Trump nuk ishte i vetmi anëtar i familjes së tij që rrëmbeu vëmendjen mes urimeve për kryeministrin e ri britanik. Mes tyre ishte dhe urimi i Ivanka Trump, që bëri bujë në rrjete sociale, për gafën e madhe që bëri vajza e liderit të SHBA-së, e cila shkruajti “United Kingston” në vend të Mbretërisë së Bashkuar.

Menjëherë pas kësaj gafe, vajza e presidentit të SHBA-së, Ivanka Trump ka fshirë postimin e saj në rrjete sociale dhe e ka ripostuar të rregulluar.       

Burimi: indy100           

(R.L/Dosja.al)                                                           

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota boris johnson donald trump ivanka trump ben gafën epike lideri i shba-së urimet për boris johnson boris johnson donald trump ivanka trump ben gafën epike lideri i shba-së urimet për boris johnson

Sondazh

Poll