Aktualitet

Tjetërsim i pronave në lagunën e Kunes, arrestohet drejtori i AZM Lezhë dhe 3 vartësit e tij

Të gjithë të arrestuarit dyshohet se kanë tjetërsuar pronat në zonën e mbrojtur të lagunës Kune-Vain.

3 Qershor 2022, 14:45 Nga DOSJA

 

Tjetërsim i pronave në lagunën e Kunes, arrestohet drejtori i AZM
Drejtori i Zonave të Mbrojtura në Lezhë, Pjetër Toni

 

LEZHË- Aksion në Lezhë! Arrestohet drejtori i Zonave të Mbrojtura në Lezhë, Pjetër Toni, si dhe tre inspektorë, vartës së tij. Specialisti i Sektorit të Monitorimit, Armando Lleshaj, 27 vjeç dhe Tom Gjelaj, 63 vjeç, roja mjedisore e AZM Lezhë janë arrestuar nga Policia. Ndërsa është shpallur në kërkim dhe punohet për kapjen e Pashk Ndokës, 61 vjeç, banues në Lezhë, me detyrë përgjegjës i Sektorit të Monitorimit në AdZM Lezhë.

Të gjithë të arrestuarit dyshohet se kanë tjetërsuar pronat në zonën e mbrojtur të lagunës Kune-Vain. Ndaj tyre është vendosur masa e sigurisë “arrest me burg” nga gjykata e Lezhës me kërkesë të prokurorisë pas një hetimi disa mujor, e sot, Policia ka vendosur që të ekzekutojë urdhërin e Gjykatës.

Tjetërsim i pronave në lagunën e Kunes, arrestohet drejtori i AZM

Nga të dhënat e deritanishme, drejtori me tre vartësit akuzohen se nuk kanë përmbushur detyrat funksionale dhe aktet nënligjore për funksionet e tyre. Por dyshohet se me veprimet dhe mosveprimet e tyre, ata kanë sjellë dëmtimin e zonës së mbrojtur të Kune - Vainit, ndërsa hetimet vazhdojnë për kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale. 

Sondazh

Poll