Politike

VD-Majlinda Bregu Presidente? Berisha: Mos më pyet për farsën!

Me humor, ai shtoi se nuk është e ndershme që t'i klonojnë lajmin. 

3 Qershor 2022, 15:34 Nga DOSJA
VD-Majlinda Bregu Presidente? Berisha: Mos më pyet për farsën!
Sali Berisha

TIRANË- Ish-kryeministri Sali Berisha nuk ka preferuar të përgjigjet kur është pyetur për Majlinda Bregun, e cila përflitet se mund të jetë emri i zgjedhur nga kryeministri Edi Rama për postin e Presidentes. Përpara gazetarëve, Berisha e konsideroi farsë procesin e zgjedhjes së presidentit dhe u kërkoi gazetarëve të mos e pyesin për këtë gjë. Me humor, ai shtoi se nuk është e ndershme që t'i klonojnë lajmin. 

Pjesë nga prononcimi:

Pyetje: Majlinda Bregu mund të jetë kandidate për president, do e votoni

Sali Berisha: Të lutem. Mundësisht më pyet për Partinë Demokratike. Mos më pyet për farsën elektorale presidenciale. Ajo është një figurë e respektuar pa diskutim e PD-së, tani është në fushën e politikës dhe diplomacisë, por unë sot jam këtu përpara jush për këto që dëgjuat. Pse ju doni të klononi lajmin tim?

Edi Rama do të drejtojë mbledhjen e kryesisë të PS nga ku do të diskutohen kandidaturat për President Republike. Në media u raportua se një prej kandidaturave do të jetë Majlinda Bregu. Nga zyra e PS-së nuk ka konfirmin, por as mohim për këtë kandidaturë. 

Sondazh

Poll