Art&Argëtim

Cubi: Me Delinda Dishan kemi shpesh konflikte, por ia gjej telat...

Ajo gjithashtu tregoi se që nuk do ta linte kurrë aktrimin për asnjë llojë arsye pasi me herët e kishte bërë të njëjtin gabim kur u shkëput për një kohë nga aktrimi.

3 Qershor 2022, 13:53 Nga DOSJA
Cubi: Me Delinda Dishan kemi shpesh konflikte, por ia gjej telat...
Cubi Metkaj

TIRANË- Aktorja Cubi Metkaj ka treguar se me aktoren Delinda Disha ka konflikte të herë pas hershme.  Cubi ishte e ftuar në D-Night ku u pyet se me cilin aktor/e nuk do bashkëpunote vetëm për faktin se nuk i përputhet karakteri,ajo habiti me përgjigjen kur tha se hërë pas herë me aktoren Delinda kanë konflikte.

“Nuk e di… nuk kam probleme me asnjë sepse përgjithësisht jam natyrë që funksionoj dhe përpiqem të ruaj ekuilibrat me të gjithë, por me Delindën psh herë pas herë në Klanifornia kemi konflikte me njëra-tjetrën, por ia gjej telat”-tha Cubi.

Ajo gjithashtu tregoi se që nuk do ta linte kurrë aktrimin për asnjë llojë arsye pasi me herët e kishte bërë të njëjtin gabim kur u shkëput për një kohë nga aktrimi.

“Seriozisht e ke me këtë??? Unë hoqa njëherë dorë dhe thashë çfarë i bëra vetes kështu që për asnjë gjë në botë nuk do të heq dorë nga aktrimi,”-tha Cubi.

Nuk është hera e parë që Cubi e përmend Delindën në intervista pasi edhe para disa kohësh ajo tha se rruga e saj nuk figuronte fare dhe se kishte xhelozuar kur kishte parë se sa paguhej Disha. Ajo shtoi se ishte ankuar edhe tek Turjan Hysko për këtë gjë.

Sondazh

Poll