Art&Argëtim

FOTO/ Mbretëresha ndez fenerët në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar për 'Jubileun Platinum'

Mbretëresha e filloi ceremoninë në Kështjellën Windsor, me Dukën e Kembrixhit që përfaqësonte gjyshen e tij, së bashku me anëtarët e tjerë të familjes mbretërore, në Pallatin Buckingham, vendi i fenerit kryesor "Pema e Pemëve".

3 Qershor 2022, 12:31 Nga DOSJA
FOTO/ Mbretëresha ndez fenerët në të gjithë
Mbretëresha Elizabeta II

MBRETËRIA E BASHKUAR- Mbretëresha Elisabeta II, mbrëmjen e djeshme ka urdhëruar ndezjen e fenerit kryesor të jubileut në Kështjellën Windsor. Në të njëjtën kohë, mijëra fenerë u ndezën në fshatra, qytete në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar për të nderuar mbretërimin 70-vjeçar të Mbretëreshës.

Sipas Sky News, mbretëresha e filloi ceremoninë në Kështjellën Windsor, me Dukën e Kembrixhit që përfaqësonte gjyshen e tij, së bashku me anëtarët e tjerë të familjes mbretërore, në Pallatin Buckingham, vendi i fenerit kryesor "Pema e Pemëve".

FOTO/ Mbretëresha ndez fenerët në të gjithë

Edhe pse tradicionalisht fenerit kryesor do t'i vihej flaka, këtë vit ai mori formën e një instalimi me dritë afërsisht 70 metra. Në Kështjellën Windsor, Mbretëresha, e veshur me një xhaketë të gjelbër, doreza dhe syze, shtypi pulsantin për të filluar ndriçimin e Jubileut.

FOTO/ Mbretëresha ndez fenerët në të gjithë

Ndërsa ecte nga hyrja e kështjellës, Mbretëresha u përshëndet nga më shumë se 100 njerëz që jetojnë brenda mureve të shtëpisë mbretërore dhe ishin të ftuar në ngjarje. Princi William ishte i pranishëm për të parë dritën e Pemës së Pemëve, ndërsa njerëzit në të gjithë vendin ndezën fenerët e tyre, duke përfshirë shigjetarët që ndezin zjarrin ndaj fenerëve në Murin e Hadrianit në Skoci.

FOTO/ Mbretëresha ndez fenerët në të gjithë

Më shumë se 3,500 fenerë u ndezën në të njëjtën kohë, duke krijuar një rrjet homazhe që shtrihen në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar, duke përfshirë ato në vendet historike si Kullën e Londrës, Windsor Great Park, Kalanë Hillsborough, Pallatin Lambeth dhe pronat e Mbretëreshës në Sandringham dhe Balmoral.Për herë të parë, fenerët do të ndizen gjatë gjithë ditës në secilin nga 54 kryeqytetet e Commonwealth.

FOTO/ Mbretëresha ndez fenerët në të gjithë

 

Sondazh

Poll