Art&Argëtim

Meta përpiqet të konkurojë Tik Tok, nxjerr veçori të reja për Reels-at

Një tjetër veçori e re e "Instagram Reels" është aftësia për të importuar audion tuaj një opsion që do t'i lejojë përdoruesit të shtojnë komente ose një tingull sfondi nga çdo video e gjatë të paktën pesë sekonda që ruhet në Camera Roll.

3 Qershor 2022, 12:00 Nga DOSJA
Meta përpiqet të konkurojë Tik Tok, nxjerr veçori të
Instagram

SHBA- Meta njoftoi sot një sërë përditësimesh të reja për Reels-at si në Facebook ashtu edhe në Instagram. Opsionet përfshijnë veçori redaktimi, Sound Sync në Facebook si dhe zgjatjen e një videoje deri në 90 sekonda, nga 60 që ishte më parë.

Kompania po nxjerr gjithashtu disa mjete më kreative, mjete audio, shabllone dhe opsione të tjera për t'i bërë Reels më tërheqës, pasi ka ndjerë si konkurentë të fortë Tik Tok-un.

Sipas mediave të huaja, Meta tani po përdor veçoritë ekzistuese të krijuara për Instagram Stories dhe po i sjell ato në Reels. Midis tyre janë ngjitësit rrëshqitës të Sondazhit, Kuizit dhe Emoji që zakonisht gjenden në Stories në Instagram. Këto do të bëhen gjithashtu të disponueshme si veçori të Reels.

Një tjetër veçori e re e "Instagram Reels" është aftësia për të importuar audion tuaj një opsion që do t'i lejojë përdoruesit të shtojnë komente ose një tingull sfondi nga çdo video e gjatë të paktën pesë sekonda që ruhet në Camera Roll. Aplikacioni po shton gjithashtu mjete të reja redaktimi që do t’u japin përdoruesve më shumë fleksibilitet në llojet e videove që mund të krijojnë në aplikacionin Instagram. Veçanërisht, përdoruesit do të jenë në gjendje të importojnë audion e tyre, në mënyrë që ata të mund të shtojnë tinguj nga videot në kamerën e tyre.
Meta po rifreskon Reels edhe në Facebook.

Kompania po shton mjete të veçanta redaktimi për desktop, duke përfshirë veçoritë e prerjes së videove, në mënyrë që krijuesit të mund të kapin me lehtësi pjesë të videove live dhe video të tjera më të gjata dhe t’i kthejnë ato në Reels.

Sondazh

Poll