Art&Argëtim

'Më kërkuan seks për një rol', aktorja shqiptare flet hapur për ngacmimet e regjisorëve

Në një intervistë, Cubi shpjegoi dhe mesazhin e fortë që përcjell komedia ku ndau dhe një histori nga jeta e saj personale, ku disa herë ka patur kërkesa jo të hijshme për të fituar një rol.

3 Qershor 2022, 13:47 Nga DOSJA
'Më kërkuan seks për një rol', aktorja shqiptare
Cubi

TIRANË- Aktorja e humorit Esmeralda Metkaj, e njohur për publikun si Cubi, ka folur për shfaqjen e saj të fundit 'Kukulla', në të cilin ajo luan rolin kryesor.

Në një intervistë në D-Night, Cubi shpjegoi dhe mesazhin e fortë që përcjell komedia ku ndau dhe një histori nga jeta e saj personale, ku disa herë ka patur kërkesa jo të hijshme për të fituar një rol.

E pyetur nëse ka patur ndonjë ngacmim seksual gjatë karrierës së saj nga regjisorë, producent apo drejtues, ajo pohoi se i ka ndodhur disa herë.

"Në botën e teatrit ka ndodhur dhe po flasim në rrjetin e aktorëve dhe regjisorëve, po ka ndodhur pa diskutim. Kemi dëgjuar dhe parë fenomene nga më të ndryshmet. Edhe mua më ka ndodhur dhe më kanë thënë që po për të bërë këtë rolin ti duhet që ne të dy të kemi diçka përtej kësaj gjëje."-tha ajo.

Më tej Cubi u shpreh se këto ngacmime me raste nuk kanë qenë të drejtpërdrejta por i kanë lënë të nënkuptohet.

"Ndoshta jo në mënyrë të drejtpërdrejtë që ti do të jesh e imja apo të bësh seks me mua. Unë mendoj se gjithsecili e di vetë se çfarë vendos…nëse unë dua të arrij të bëhem aktore në këtë lloj rrugë okay, por nëse unë nuk dua i them faleminderit rolin jepja gruas se ndoshta i shkon më shumë."-përfundoi ajo.

Cubi aktualisht është pjesë e kastit të Klanifornia, ajo prej vitesh ka bashkëpunuar me Turjan Hyskjan ku fillimisht ishte aktore në programin Apartamenti 2xl dhe më pas pati një shkëputje disamujore para se të rikthehej në ekran.

Sondazh

Poll