Art&Argëtim

FOTO/ Familja Mbretërore në festimet e Jubileut

Të parët që u shfaqën ishin Katerina, Dukesha e Kembrixhit dhe Camilla, Dukesha e Cornwall-it në një karrocë me kuaj  së bashku me fëmijët e Princit William dhe të Katerinës, Princeshën Charlotte, Princin George dhe Princin Louis.

3 Qershor 2022, 11:15 Nga DOSJA

MBRETËRIA E BASHKUAR- Anëtarët e familjes mbretërore u mblodhën në qendër të Londrës për të marrë pjesë në paradën që shënon 70 vjetorin e mbretërimit të Mbretëreshës Elizabeta II.

Të parët që u shfaqën ishin Katerina, Dukesha e Kembrixhit dhe Camilla, Dukesha e Cornwall-it në një karrocë me kuaj  së bashku me fëmijët e Princit William dhe të Katerinës, Princeshën Charlotte, Princin George dhe Princin Louis.

FOTO/ Familja Mbretërore në festimet e Jubileut
Dukesha e Kembrixhit dhe Camilla
FOTO/ Familja Mbretërore në festimet e Jubileut
Dukesha e Kembrixhit dhe Camilla

Sipas BBC, më pas u shfaq Princi Eduard dhe Sophie, Earl dhe Kontesha e Wessex, dhe fëmijët e tyre Viscount Severn dhe Lady Louise Windsor.

FOTO/ Familja Mbretërore në festimet e Jubileut
Princi Eduard dhe Sophie

Princi Richard, Duka i Gloucester dhe një kushëri i Mbretëreshës, dhe gruaja e tij Birgitte, Dukesha e Gloucester-it hipën në ceremoni me një karrocë tjetër, së bashku me bashkëshortin e Princeshës Anne, Zëvendës Admiralin Sir Tim Laurence.
Pastaj Princi Charles, Princi William dhe Princesha Anne, Princesha Mbretërore, u shfaqën nga Pallati Buckingham mbi kalë për pjesët e tyre qendrore në Trooping the Colour. 

FOTO/ Familja Mbretërore në festimet e Jubileut
Princi Charles, Princi William

Meghan, Dukesha e Sussex-it dhe Princi Harry iu bashkuan pjesët tjetër të familjes që ndoqën ceremoninë nga një ballkon në Paradën e Gardës së Kuajve.

FOTO/ Familja Mbretërore në festimet e Jubileut
Princ Harry

Pas ceremonisë, familja u kthye në Pallatin Buckingham. Më pas mbretëresha u shfaq në ballkon, me kushëririn e saj Princ Eduard, Duka i Kentit.

Sondazh

Poll