Art&Argëtim

Shkoi deri në Londër me shpresë! Kim refuzohet nga Mbretëresha, nuk merr ftesë për Jubileun Platinum

Kim Kardashian kishte shumë dëshirë që të merrte pjesë në një event kaq të rëndësishëm.

3 Qershor 2022, 10:27 Nga DOSJA
Shkoi deri në Londër me shpresë! Kim refuzohet nga
Kim Kardashian dhe Elizabeta II

MBRETËRIA E BASHKUAR- Kim Kardashian edhe pse është një ndër personazhet më të famshëm nuk mori festën e mbretëreshës Elizabeta II për festën e Jubileut Platinum.

Sipas Daily Mail, Kim Kardashian kishte shumë dëshirë që të merrte pjesë në një event kaq të rëndësishëm. Sipas një burimi, Kim së bashku me aktorin Pete Davidson, udhëtoi për në Londër, duke e marrë të mirëqenë se do të merrnin ftesa nga pallati mbretëror. Ajo ishte aq e vendosur për të marrë pjesë në festën e Platinumit.

"Kim rrallëherë refuzohet për të shkuar në ndonjë event, ndaj kjo ishte mjaft e çuditshme, sidomos kur ajo nuk e viziton shpesh Mbretërinë e Bashkuar. Kim dhe Pete e duan familjen mbretërore dhe me të vërtetë donin të ishin pjesë e kësaj feste të veçantë”-tha burimi i Daily Mail.

Ditën e djeshme në Britani kanë nisur festimet katërditore për Jubileun Platinum të Mbretëreshës Elizabeth, pra për 70 vjetorin e saj në fron. Qeveria britanike ka premtuar festime që “ndodhin një herë në çdo brez” dhe një nga ngjarjet më mbresëlënëse është Platinum.

Shumë artistë si Adam Lambert, Alicia Keys, Hans Zimmer, Ella Er, Craig David, Maybel, Elboë dhe George Ezra do të ndajnë skenën me Duran Duran, Andrea Bocelli, Mimi Webb, Sam Ryder, Jax Jones, The Celeste, Sigala dhe Diversity duke interpretuar hitet e tyre më të mëdha.

 

Sondazh

Poll