Aktualitet

Kishin mbjellë 76 fidanë kanabis në një përrua, arrestohen 4 persona në Përmet

25 Korrik 2019, 07:28 Nga DOSJA
Kishin mbjellë 76 fidanë kanabis në një përrua,

Përmet- Nga policia janë arrestuar 4 persona në Përmet pasi në bashkëpunim me njeri tjetrin kishin kultivuar 76 fidanë kannabis në vendin e quajtur “Përroi i Alipostivanit”.

Të arrestuarit janë N.Sh., 22 vjeç. M.Sh., 32 vjeç.  Xh.M., 22 vjeç dhe E.M., 18 vjeç.

Njoftimi i policisë:

Vijon kontrolli i territorit për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimtit të bimëve narkotike.

Goditet një tjetër rast i veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve.

Evdientohen dhe asgjësohen fidanë Cannabis Sattiva.

Arrestohen në flagrancë 4 shtetas.

Nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Përmet u arrestuan në flagrancë shtetasit:

N.Sh., 22 vjeç.
M.Sh., 32 vjeç.
Xh.M., 22 vjeç.
E.M., 18 vjeç, të gjithë banues në Këlcyrë, pasi:

Dyshohet se shtetasit e mësipërm në bashkëpunim me njeri tjetrin kishin kultivuar 76 fidanë kannabis në vendin e quajtur “Përroi i Alipostivanit”.

Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Përmet për veprën penale “Kultivim i bimëve narkotike, e kryer në bashkëpunim”, parashikuar nga neni 284/2 i Kodit Penal.

Një ditë më parë në Gjirokastër u kapën 2 parcela me kanabis, që përmbanin 2 mijë rrënjë kanabis.  Dosja.al mësoi se droga është kapur në thellësi të pyllit në fshatin Fllomo në Dropull.(lexo këtu)

J.V/Dosja.al 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet 76 fidanë kanabis në një përrua arrestohen 4 persona në përmet 76 fidanë kanabis në një përrua arrestohen 4 persona në përmet

Sondazh

Poll