Aktualitet

Sherr në ndeshjen e futbollit, 18-vjeçari shqiptar vritet në Itali nga shoku i tij (EMRI+FOTO)

25 Korrik 2019, 06:02 Nga DOSJA
Sherr në ndeshjen e futbollit, 18-vjeçari shqiptar vritet në

Itali– Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali pasi është vrarë me thikë një 18-vjeçar shqiptar. Mediet italiane raportojnë se viktima është Ermal Halili , 18-vjeç, i cili është vrarë nga një tjetër shqiptar. Autori i ngjarjes është një 17-vjeçar, shok me viktimën.

Ngjarja e rëndë ndodhi në San Domenico, në Udine të Italisë, jashtë ambienteve një qendre pritjeje. Shkak për ngjarjen e rëndë dyshohet se u bë një zënkë e lindur mes disa të rinjve gjatë një ndeshjeje futbolli, në një kamp sportiv të zonës.

Një ditë më pas, autori i dyshuar i ngjarjes së rëndë i kishte kërkuar 18-vjeçarit që t’i kërkonte falje. Por Ermali nuk kishte pranuar.  Kështu agravoi sherri derisa humbi jetën 18-vjeçari.

J.V/Dosja.al 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet ermal halili vritet shqiptari ne itali ermal halili vritet shqiptari ne itali

Sondazh

Poll