Aktualitet

Aksident i rëndë në Elbasan, plagosen 2 persona. Nisen me urgjencë drejt spitalit

25 Korrik 2019, 06:40 Nga DOSJA
Aksident i rëndë në Elbasan, plagosen 2 persona. Nisen me

ELBASAN- Një aksident i rëndë automobilistik është regjistruar mëngjesin e sotëm në aksin rrugor Elbasan- Librazhd në fshatin Labinot. Dy mjete që lëviznin në sense të kundërta janë përplasur mes tyre dhe kanë lënë të plagosur dy persona.

Sipas burimeve nga vendi i ngjarjes të plagosurit janë dërguar me urgjencë në spitalin e Elbasanit për kurim.

“Në aksin rrugor Elbasan – Librazhd, në fshati Labinot -Fush, Elbasan, mjeti tip “Alfa Romeo”  me drejtues shtetasin D.H., është përplasur me mjetin tip “Ford”, me drejtues shtasin A.M., si pasojë janë aksidentuar dy drejtuesit e mjetëve, jashtë rreziku për jetën. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Ndërkohë policia në vendngjarje nisi hetimet mbi shkaqet e aksidentit. Gjithashtu blute për të shmangur trafikun në rrugë e devijuan atë në një rrugë dytësore.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet aksi elbasan-librazhd aksident plagosen dy persona policia elbasan aksi elbasan-librazhd aksident plagosen dy persona policia elbasan

Sondazh

Poll