Art&Argëtim

Peticioni për të hequr Amber Heard nga 'Aquaman 2' merr më shumë se 4.4 milionë nënshkrime

Peticioni "Change.org" i drejtohet Studio DC Warner Brothers dhe DC Entertainment. Peticioni filloi përpara se një juri të mërkurën të shpallte Heard përgjegjëse për shpifje kundër ish-bashkëshortit të saj Johnny Depp.

2 Qershor 2022, 19:17 Nga DOSJA
Peticioni për të hequr Amber Heard nga 'Aquaman 2' merr
Amber Heard dhe Johnny Depp

SHBA- Më shumë se 4 milionë njerëz kanë nënshkruar një peticion në internet për të hequr Amber Heard nga kasti i "Aquaman 2" mbi bazën se ajo është "ekspozuar" si një dhunuese në familje, sipas autorit të peticionit.

Peticioni "Change.org" i drejtohet Studio DC Warner Brothers dhe DC Entertainment. Peticioni filloi përpara se një juri të mërkurën të shpallte Heard përgjegjëse për shpifje kundër ish-bashkëshortit të saj Johnny Depp.

Meqenëse Amber Heard është një dhunuese e provuar në familje, Warner Brothers dhe DC Entertainment duhet ta largojnë Heardin nga projekti i tyre filmik Aquaman 2. Ata nuk duhet të injorojnë vuajtjet e viktimave të Heard dhe nuk duhet të magjepsin një dhunues në familje."- shkruan autori.

Deri më sot, 4.4 milionë njerëz e kanë nënshkruar peticionin, pak më pak se objektivi prej 4.5 milionësh që do ta çonte dokumentin në internet drejt një prej peticioneve më të nënshkruara në Change.org.

Aktori i "Pirates of the Caribbean", Johnny Depp paditi Heard, ish-gruan e tij, për 50 milionë dollarë për akuzat e Heard për abuzimin në familje kur ajo shkroi një artikull opinioni në vitin 2018 në Washington Post ku e cilësoi veten si një e mbijetuar e abuzimit në familje. Heard ngriti një kundërpadi që përfshin një kërkesë për 100 milionë dollarë dëmshpërblim. Heard fitoi gjyqin dhe ju caktua një dëmshpërblim prej 15 milion dollarë, ndërsa Heard 2 milion dollarë.

 

Sondazh

Poll