Bota

Ramush Haradinaj flet pas dëshmisë në Gjykatën e Hagës: Do mbrohem në heshtje

24 Korrik 2019, 07:26 Nga DOSJA
Ramush Haradinaj flet pas dëshmisë në Gjykatën e Hagës:

Kosovë- Ditën e sotme Ramush Haradinaj ishte në Gjykatën e Hagës ku u morr në pyetje për ngjarjet në luftën e Kosovës. Ai u intervistua nga Prokuroria Speciale për Krime Lufte. Në pyetje u morr edhe dhe Jakup Krasniqi, ish-kreu i Kuvendit.

Pas intervistës Haradinaj ka deklaruar se ka qenë i ftuar si i dyshuar dhe theksoi se nuk ia lejon këshilla ligjore që të japë detaje se për çfarë konkretisht është pyetur. Haradinaj, deklaroi se ka zgjedhur që të mbrohet në heshtje. A

“E kam kryer obligimin ligjor, si i dyshuar. Kam pranuar këshillën ligjore që të mos përgjigjem për çka jam pyetur. Këto janë procedura ligjore jo për të fshehë diçka nga publiku, por meqë ligji nuk ma lejon… “, ka thënë Haradinaj.

Nga Haga, kryeministri në largim foli edhe për dorëheqjen e tij.

“Arsyeja e dorëheqjes ka të bëjë me nocionin e shtetit e sovranitetit. Nuk kam dashur ta sjell kryetarin e shtetit këtu. Meqenëse, shteti ka mbetur shtet dhe meqenëse nuk kam obligime do të kthehem si të gjithë kolegët tjerë në politikë, t’u ofrohem qytetarëve. E kam bërë atë që e kam vlerësuar të rëndësishme, sepse kryetari i Qeverisë kur del para hetuesve ka dalë Qeveria, shteti, duhet të kemi kujdes për këtë. Kam dhënë shembull të respektimit të ligjit. Nuk po jap leksione, e kam bërë detyrën time”, ka thënë Haradinaj.

Ramush Haradinaj dha dorëheqjen si kryeministër pak ditë më parë pasi u thirr për të dëshmuar në Hagë. Në një konferencë për shtyp, Haradinaj u shpreh se hoqi dorë nga posti pasi nuk mund ta cenonte nderin e Kosovës. Së shpejti Kosova zhvillon zgjedhje të parakohshme parlamentare, që pritet të zhvillohen më 8 shtator. Fushata elektorale tashmë ka nisur. (lexo këtu)

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

rajoni rajoni dorehiqet ramush haradinaj haradinaj në hagë dorehiqet ramush haradinaj haradinaj në hagë

Sondazh

Poll