Bota

Alarm për një rast të dyshimtë të lisë së majmunit në Selanik, 61-vjeçari nga Maroku izolohet në spital

61-vjeçari ka mbërritur në Greqi nëpërmjet Stambollit dhe kur ka marrë vesh se kishte flluska në të gjithë trupin, është drejtuar në spital. 

2 Qershor 2022, 16:53 Nga DOSJA
Alarm për një rast të dyshimtë të lisë së
Foto ilustruese

GREQI- Autoritetet shëndetësore të Selanikut janë vënë në gatishmëri pasi është evidentuar një rast i dyshimtë me linë e majmunit. Sipas informacioneve bëhet fjalë për një turist 61-vjeçar nga Maroku i cili është izoluar në spitalin “Papageorgiou” deri në daljen e rezultateve të ekzaminimeve që i është nënshtruar.

61-vjeçari ka mbërritur në Greqi nëpërmjet Stambollit dhe kur ka marrë vesh se kishte flluska në të gjithë trupin, është drejtuar në spital. 

Mjekët e urgjencës së “Papageorgiou” morën një mostër dhe e dërguan për ekzaminim në laborator. Rezultatet e ekzaminimeve priten nesër ndërsa 61-vjeçari aktualisht ka vetëm simptoma të lëkurës. Për këtë ngjarje është informuar edhe Këshilli Kombëtar Shëndetësor.

Sondazh

Poll