Bota

"Do na ndihmojnë për t'u mbrojtur", Kuleba falenderon SHBA-në për paketën e armëve

Paketa e re do të përfshijë sisteme raketash artilerie me lëvizshmëri të lartë, të cilat mund të godasin me saktësi objektivat deri në 80 km.

2 Qershor 2022, 15:14 Nga DOSJA
"Do na ndihmojnë për t'u mbrojtur", Kuleba falenderon
Kuleba

UKRAINË- Ministri i Jashtëm i Ukrainës, Dmytro Kuleba, tha se ai ishte mirënjohës ndaj SHBA-së dhe sekretarit të saj të shtetit, Antony Blinken, për një paketë të re armësh prej 700 milionë dollarësh për Ukrainën.

Paketa e re do të përfshijë sisteme raketash artilerie me lëvizshmëri të lartë, të cilat mund të godasin me saktësi objektivat deri në 80 km.

"Sistemet e avancuara amerikane do të ndihmojnë Forcat tona të Armatosura të guximshme për të mbrojtur tokën ukrainase nga pushtuesit rusë."-shkroi Kuleba.

Dje, presidenti amerikan, Joe Biden, njoftoi planin për t'i dhënë Ukrainës sistemet precize raketore HIMARS, pasi mori garanci nga Kievi se nuk do t'i përdorte ato për të goditur objektivat brenda territorit rus.

Në një artikull të New York Times të botuar të martën, Biden tha se paketa e re e armëve do të ndihmojë Ukrainën në fushën e betejës "dhe të jetë në pozicionin më të fortë të mundshëm në tryezën e negociatave".

Sondazh

Poll