Bota

BE-ja heq nga lista e re e sanksioneve kreun e Kishës Ortodokse Ruse, Patriarkun Kiril

Udhëheqësit e BE-së ranë dakord në parim në fillim të kësaj jave për një paketë të gjashtë sanksionesh kundër Rusisë, por disa diplomatë thanë se Budapesti po vononte finalizimin e paketës.

2 Qershor 2022, 16:36 Nga DOSJA
BE-ja heq nga lista e re e sanksioneve kreun e Kishës Ortodokse Ruse,
Putin dhe Patriarku Kirill

BRUKSEL- Disa diplomatë kanë thënë se Patriarku Kirill i Kishës Ortodokse ruse është hequr nga lista e personave të sanksionuar, me kërkesë të Hungarisë.

Udhëheqësit e BE-së ranë dakord në parim në fillim të kësaj jave për një paketë të gjashtë sanksionesh kundër Rusisë, por disa diplomatë thanë se Budapesti po vononte finalizimin e paketës.

Një zëdhënës i shtypit i kryeministrit hungarez, Viktor Orbán, më herët sot tha se kundërshtimi i Hungarisë ndaj sanksioneve të mundshme të BE-së kundër Patriarkut Kirill ka qenë i njohur për një kohë të gjatë.

Sondazh

Poll