Aktualitet

Shoqata e Infermierëve reagon pas Rakacollit: Reklamoni largimin, paga në Gjermani është 5-fish më shumë

Po ashtu, ato shtojnë se në asnjë vend tjetër shëndetësia nuk është e politizuar, duke përmendur edhe fenomenin e korrupsionit. 

2 Qershor 2022, 13:05 Nga DOSJA

Shoqata e Infermierëve reagon pas Rakacollit: Reklamoni largimin, paga

TIRANË- Shoqata e Infermierëve të Shqipërisë i ka kthyer përgjigje zv.ministres së Shëndetësisë, Mira Rakacolli lidhur me emigrimin e bluzave të bardha në Gjermani. Krahasimi që ajo bëri për pagat, sipas tyre nuk qëndron pasi në Gjermani është 5-fish më shumë, ndërsa nuk u ndalën me kaq. Po ashtu, ato shtojnë se në asnjë vend tjetër shëndetësia nuk është e politizuar, duke përmendur edhe fenomenin e korrupsionit. 

"Ne asnje vend nuk ndodh qe vete Kryeminitri,Ministri apo Urdheri profesional te reklamoj largimin si nje mundesi e mire per stafin mjekesore.Ne asnje vend tjeter si ne Shqiperi Sindikatat jane aq shume e marin vetem fonde ne ne emer te Shendetesise por kurre nuk kane qene ne krah te stafit mjekesore.Ne asnje vend tjeter mjek e infermier largohen nga puna pa asnje motivacion (edhe ne kohe pandemie) vetem per inate personale apo teka te nje Kryeministri,Drejtori apo administrate sic ndodh ne Shqiperi,"-shkruhet ndër të tjera në postim.

Postimi i plotë:

Reagim ndaj deklarates se zv.Ministres se Shendetesise Znj.Mira Rakacolli lidhur me largimin e mjekeve dhe infermiereve ne Gjermani.

Justifikimi sipas zv.Ministres se largimi nuk eshte per arsye page por sepse dhe vete mjeket dhe infermieret ne Gjermani largohen ne vende te tjera eshte jo i vertete.Nese zonja e fjale e di pagen e nje mjeku dhe infermieri ne Shqiperi nuk do fliste keshtu por ndoshta krahasimin e ben me pagen e saj(ose pagat e saj) dhe nuk i duket ndonje pershtypje por realiteti flet krejt te kunderten.Paga e nje mjeku apo infermieri ne Gjermani minimumi eshte sa 5-fishi i pages se stafit ne Shqiperi e per me teper qe ne Gjermani apo ne cdo shtet tjeter nuk ka kaq shume dhune fizike,verbale,psikologjike dhe cdo lloj presioni tjeter si ne Shqiperi.

Ne cdo vend tjeter Shendetesia nuk eshte kaq e politizuar sa ne Shqiperi.Ne cdo vend tjeter korrupsioni nuk eshte ne keto shifra sa ne Shqiperi.Ne cdo vend tjeter Shendetesia nuk eshte ne gjendje te mjerueshme sa ne Shqiperi.Nuk cdo vend tjeter nuk jetohet me frike se sa here ka zgjedhje apo sa here nderrohen ministra e drejtora do kete shkurtime,largime apo transferime nga vendi i punes sic ndodh ne Shqiperi.Ne asnje vend tjeter nuk ka kaq reklamim te mundesive te largimit dhe punesimit te mjekeve dhe infermiereve ne Gjermani,Angli,Itali etj si ne Shqiperi ku tabelat e reklamave ne cdo rruge dhe stacion urbani kane postera te kompanive qe ofrojne mundesi punesimi jashte.

Ne asnje vend nuk ndodh qe vete Kryeminitri,Ministri apo Urdheri profesional te reklamoj largimin si nje mundesi e mire per stafin mjekesore.Ne asnje vend tjeter si ne Shqiperi Sindikatat jane aq shume e marin vetem fonde ne ne emer te Shendetesise por kurre nuk kane qene ne krah te stafit mjekesore.Ne asnje vend tjeter mjek e infermier largohen nga puna pa asnje motivacion (edhe ne kohe pandemie) vetem per inate personale apo teka te nje Kryeministri,Drejtori apo administrate sic ndodh ne Shqiperi.

Respekti dhe vleresimi qe u behet ne cdo vend tjeter bluzave te bardha as nuk mendohet te ndodhe ndonjehere ne Shqiperi. Besojme qe ne kaq pak gjera sa kemi permendur jane mjaftueshem qe mjeket dhe infermieret te largohen dhe ne fakt do ishte e cuditshme nese nuk do largoheshin. Reklektoni dhe reagoni per ti respektuar,paguar dhe trajtuar sic duhet para se te largohen te.gjithe pasi neser do jete vone, pasi neser ne pandemine e radhes do kerkoni vullnetare e ndihme nga vendet e tjera pasi ketu cdo profesionist do jete larguar.Mos genjeni kaq hapur dhe per gjera qe dihen jo vetem nga vete stafi mjekesore por dhe nga kushdo tjeter. Kujdes neser do jete shume vone.

Zëvendës ministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli dje deklaroi se mjekët dhe infermierët shqiptarë nuk largohen drejt Gjermanisë për pagë. Në Komisionin e Ligjeve, Rakacolli u shpreh se mjekët gjermanë largohen drejt SHBA-së dhe se lëvizja e lirë është diçka normale, ndaj dhe zëvendësoheshin nga shqiptarët.

Sondazh

Poll