Aktualitet

Tjetërsimi i tokës në Sarandë, të përfshirë në skemën korruptive dhe dy biznesmenë

Ata akuzohet si përfitues te trojeve përmes dokumenteve të falsifikuara.

2 Qershor 2022, 12:47 Nga DOSJA
Tjetërsimi i tokës në Sarandë, të përfshirë
Policia Sarande

SARANDË- Janë shpallur ne kërkim dy biznesmenët Behar dhe Bedri Mucobega, përkatësisht 40 dhe 51-vjeç.  Behar Mucobega akuzohet për “falsifikim dokumentesh” ndërsa Bedriu për “pastrim të produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”. Ata akuzohet si përfitues te trojeve përmes dokumenteve të falsifikuara.

NJOFTIMI I POLICISË:

Oficerët e Policisë Gjyqësore të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë ekzekutuan urdhrin e ndalimit të datës 01.06.2022, dhënë nga prokurorët e Rrethit Gjyqësor Sarandë, ndaj shtetasve A. A., 54 vjeç, P. Zh., 40 vjeç dhe R. A., 33 vjeçe, banues në Sarandë, pasi këta shtetas akuzohen se kanë kryer veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, si dhe ekzekutuan urdhrin e ndalimit ndaj shtetasve V. Ll., 54 vjeç, F. M., 61 vjeç, dhe A. C., 57 vjeçe, banues në Sarandë, pasi në ngarkim të këtyre shtetasve, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë ka ngritur akuzë për veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve”. Gjithashtu në bazë të urdhrave të ndalimit, po nga oficerët e Policisë Gjyqësore u bë shpallja në kërkim dhe po punohet për kapjen e shtetasve B. M., 40 vjeç, banues në Sarandë, pasi akuzohet se ka kryer veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve”, dhe B. M., 50 vjeç, banues në Sarandë, pasi akuzohet se ka kryer veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”

Shpallja e tyre në kërkim, është kryer në vijim të operacionit të djeshëm në Sarandë ku u arrestuan shefi i Urbanistikës në bashkinë e qytetit, si dhe juristja e ASHK-së për tjetërsim pronash.

Prokuroria e Sarandës konstatoi se personat e arrestuar dyshohet se kanë kryer tjetërsimin e një sipërfaqe prej 10 mijë metra katror tokë, duke e ndarë tek persona të tjerë, të cilët më pas kanë ndërtuar. Përfituesit e tokave përmes dokumenteve të falsifikuar janë Fredi Merkuri, Valter Llomi dhe Argonida Canaj, ndaj të cilëve janë ekzekutuar urdhër arrestet.

Sondazh

Poll