Aktualitet

U masakrua me thikë, 37-vjeçarja shqiptare e vrarë në Itali do të prehet në Shqipëri

37-vjeçarja, viktimë e çmendurisë vrasëse të 28-vjeçarit, do të prehet në vendlindjen e saj, me vullnetin e saktë të familjes.

2 Qershor 2022, 12:31 Nga DOSJA
U masakrua me thikë, 37-vjeçarja shqiptare e vrarë në
Brunilda Halla

ITALI- Ka përfunduar autopsia e trupit 37-vjeçares shqiptare Brunilda Halla, e cila u vra me thikë nga një 28-vjeçar nga Vittoria, i cili tashmë është në burg. Trupi i saj u tërhoq nga familjarët dhe do të niset drejt Shqipërisë ku dhe do të prehet.

Sipas mediave vendase, 37-vjeçarja, viktimë e çmendurisë vrasëse të 28-vjeçarit, do të prehet në vendlindjen e saj, me vullnetin e saktë të familjes. Ndërkohë, dolën të dhënat se 28-vjeçari që vrau Brunildën me të paktën 6 plagë me thikë, mendohej se kishte menduar vetëvrasjen prej disa kohësh, kjo u vërtetua nga një letër e gjetur nga prindërit mes gjërave të djalit.

I arrestuar nga karabinierët si fajtor për vrasjen e nënës së re të 2 fëmijëve, një djali14-vjeçar dhe një vajze 16-vjeçare, i riu kishte menduar që të kryente vetëvrasje duke u ndjerë i vetmuar dhe i poshtëruar nga shoqëria. 

Halla u godit me thikë para derës së hyrjes së pallatit, teksa po e mbyllte për të dalë. Ajo nuk e vuri re vrasësin, pasi ai mbërriti pas saj, duke e sulmuar me thikë, nga plagët e së cilës ajo humbi jetën menjëherë. I riu fillimisht kishte mohuar faktet, por më pas ai kishte rrëfyer gjithçka.

Gjithmonë vrasësi, pas vrasjes, kishte mbajtur gjakftohtësi për të arsyetuar dhe për të hequr qafe armën dhe këmishën e përgjakur për të mos u lidhur me krimin. Megjithatë, ai nuk kishte marrë parasysh kamerat që e kishin filmuar në të gjitha fazat e krimit, të kryer në rrugë, në zonën e frekuentuar të Via Firenze, një rrugë që në fakt përshkon të gjithë Vittoria. 

(d.a/dosja.al)

Sondazh

Poll