Art&Argëtim

Jada Pinkett Smith shpreson se Will Smith dhe Chris Rock do të 'pajtohen' pas shuplakës së Oscars

Pinkett u shpreh  se shpreson që ata të takohen për të diskutuar me qetësi

2 Qershor 2022, 10:21 Nga DOSJA
Jada Pinkett Smith shpreson se Will Smith dhe Chris Rock do të
Jada Pinkett Smith

SHBA-Aktorja Jada Pinkett Smith, ka folur për momentin tronditës kur bashkëshorti i saj, aktori ëill Smith, goditi me shuplakë komedianin Chris Rock në Oscar. Pinkett u shpreh  se shpreson që ata të takohen për të diskutuar me qetësi.

"Tani, rreth natës së Oskarit, shpresa ime më e thellë është që të dy janë inteligjentë dhe të aftë të kenë një mundësi për t'u takuar, për ta diskutuar çështjen dhe pajtuar," tha Pinket.

Rock ndërsa prezantonte filmin më të mirë dokumentar në Oscar, bëri një shaka për kokën e Pinkett duke e krahasuar atë me pamjen e Demi Moore në filmin e vitit 1997 “GI Jane”. Kjo nervozoi Smith-in pasi ai u ngjit në skenë dhe goditi me shuplak Rock-un. 

 

Sondazh

Poll