Art&Argëtim

Donte të shikonte Mbretëresh, arrestohet 28-vjeçari që tentoi të futej në Pallatin Buckingham

Një 28-vjeçar i cili donte të shikonte mbretëreshën hyri fshehurazi nga porta e Royal Meës kur ajo u hap për një automjet të autorizuar.

2 Qershor 2022, 09:28 Nga DOSJA
Donte të shikonte Mbretëresh, arrestohet 28-vjeçari që
Mbretëresha Elizabeta II

MBRETËRIA EBASHKUAR- Mbretëresha Elizabeta II u përball me një ngjarje të frikshme ndërkohë që stafi i saj mbretëror po përgatitej për festën e Jubileut Platinum në Pallatin e Buckingham.

Një 28-vjeçar i cili donte të shikonte mbretëreshën hyri fshehurazi nga porta e Royal Meës kur ajo u hap për një automjet të autorizuar. Sipas Foxnews, ai arriti të hynte në zonën mbretërore pasi refuzoi të ndalonte kur një anëtar i stafit u përpoq ta ndalte. 

Ndërkohë 28-vjeçari është arrestuar pasi u ndalua nga një punonjës i gardës së mbretërisë. Connor Attridge ka rezistuar dhe ka dashur të hyr edhe në momentin kur është ndaluar. Ai ka bërtitur duke thënë : “Dua të hyj. Unë dua të shoh mbretëreshën Elizabeth”.

Mirëpo punonjësit e kanë nxjerrë menjëherë nga porta dhe e kanë arrestuar. I akuzuari është paraqitur të martën më 31.5.2022 në sallën e gjyqit për shkelje në zonë të mbrojtur, shkelje kjo e ndodhur më 29 maj. Avokati i tij tha se klienti vuante nga probleme të shëndetit mendor.

(j.c)/dosja.al 

Sondazh

Poll