Bota

Sulm me armë brenda spitalit në Oklahoma, 4 të vdekur, mes tyre edhe autori

Policia mbërriti në vendngjarje në Spitalin St Francis 3 minuta pasi ndodhi ngjarja, gjë që bëri që numri i viktimave të mos ishte më i lartë.

2 Qershor 2022, 07:32 Nga DOSJA
Sulm me armë brenda spitalit në Oklahoma, 4 të vdekur, mes tyre
Sulm ne SHBA

SHBA- Katër persona janë vrarë nga të shtënat në një spital në Tulsa, Oklahoma, raporton BBC. Oficerët konfirmuan se vrasësi i dyshuar, i cili ishte i armatosur me pushkë dhe pistoletë, ka mbetur po ashtu i vdekur.

Policia mbërriti në vendngjarje në Spitalin St Francis 3 minuta pasi ndodhi ngjarja, gjë që bëri që numri i viktimave të mos ishte më i lartë. Persona të shumtë kanë pësuar lëndime, shkruajnë mediat e huaja.

Zëvendës shefi i policisë Eric Dalgleish tha: "Tani për tani kemi katër civilë që janë të vdekur dhe ai që ka shtënë është i vdekur."

Ende nuk ka një arsye se përse autori kreu aktin e rëndë.

Sondazh

Poll