Art&Argëtim

Ndahet Billie Eilish, i dashuri: Nuk tradhëtuam

Ishte aktori ai që e konfirmoi lajmin se ata i kishin dhënë fund lidhjes, ndërkohë ai hodhi poshtë akuzat se ndarja edhe pas një tradhëtie.

2 Qershor 2022, 08:19 Nga DOSJA
Ndahet Billie Eilish, i dashuri: Nuk tradhëtuam
Billie Eilish dhe Matthew Tyler Vorce

MBRETËRIA E BASHKUAR- Këngëtarja ndërkombëtare Billie Eilish dhe aktori Matthew Tyler Vorce kanë konfirmuar se lidhja e tyre ka marrë fund. Ishte aktori ai që e konfirmoi lajmin se ata i kishin dhënë fund lidhjes, ndërkohë ai hodhi poshtë akuzat se ndarja edhe pas një tradhëtie.

Sipas People, përmes një postimi në Instastory ai u shpreh se gjithçlka që ka qarkulluar është një gënjeshtër pasi ai nuk e ka tradhtuar Billin.

"Askush nuk tradhëtoi askënd. Marrëdhëniet përfundojnë. Krijimi i thashethemeve dhe gënjeshtrave në internet është i rrezikshëm”,- ka shkruar ai.

Në një postim tjetër, aktori dukej se adresoi reagimin e ashpër nga fansat e këngëtares duke shkruar se është shumë e nëveritshme të shkruash për dikë që nuk e njeh.

"Fakti që mijëra njerëz marrin kohë nga dita e tyre për të shkruar gjërat më të neveritshme për dikë që nuk do e njohin kurrë, gjëja më frikacake që mund të bëni. Jetoni jetën tuaj.”

Dyshja fillimisht ndezën thashethemet për lidhje në prill 2021, kur ata u fotografuan në një kafe në Santa Barbara, Kaliforni. Në atë kohë këngëtarja sapo kishte përfunduar lidhjen me Brandon Adams.

(j.c)/dosja.al 

Sondazh

Poll