Art&Argëtim

Johnny Depp thyen heshtjen pas vendimit të jurisë: Më ndryshoi jetën

Ai shton se shumë herë ka pasur njerëz që kanë dyshuar tek ai.

1 Qershor 2022, 21:55 Nga DOSJA
Johnny Depp thyen heshtjen pas vendimit të jurisë: Më ndryshoi
Johnny Depp

SHBA- Aktori Johnny Depp ka reaguar pasi juria i dha të drejtë në gjyqin përballë ish-bashkëshortes së tij, Amber Heard. Ai është shorehur se ky vendim i ndryshon të gjithë jetën, pasi shumë herë ka pasur njerëz që kanë dyshuar tek ai.

“Gjashtë vjet më parë, jeta ime, jeta e fëmijëve të mi, jeta e njerëzve më të afërt me mua, si dhe jeta e njerëzve që për shumë e shumë vite më kanë mbështetur dhe besuar në mua, kanë ndryshuar përgjithmonë. Të gjitha sa hap e mbyll sytë,"- tha Johnny. 

Johnny Depp ka fituar gjyqin kundër ish-bashkëshortes Amber Heard, të cilën ai e paditi për shpifje dhe abuzim. Juria e përbërë nga shtatë persona doli në përfundimin se Heard ka shpifur ndaj Depp në artikull e publikuar në Washington Post të vitit 2018, në të cilin ajo shprehej se kishte rënë pre e dhunës nga aktori. 

Sondazh

Poll

Art&Argëtim 1 Qershor 2022, 21:40

Humbi gjyqin, Amber Heard: Jam zemërthyer

Amber Heard SHBA- Amber Heard ka lëshuar një deklaratë pasi humbi gjyqin ndaj ish-partnerit të saj Johnny Depp. Pas dhënies së...