Art&Argëtim

Asnjëri nuk doli i humbur, por Depp fitoi më shumë (3 AKUZA)

Për njërën nga akuzat, juria vendosi në favor të Heard.

1 Qershor 2022, 22:02 Nga DOSJA
Asnjëri nuk doli i humbur, por Depp fitoi më shumë (3 AKUZA)
Johnny Depp

SHBA- Asnjë prej dyshes Johnny Depp e Amber Heard nuk është humbës nga ky gjyq në të vërtetë! BBC sqaron se në gjykatë ishin ngritur në total tre akuza nga aktorja. Dy prej tyre, juria nuk arriti që t’i provonte dot, duke i rrëzuar, në këtë mënyrë, Depp do të marrë 15 milionë dollar nga Heard, ish-gruaja e tij.

Por, për njërën nga akuzat, juria vendosi në favor të Heard. Bëhet fjalë për në një element të kundërpadisë së aktores. Për këtë, asaj iu dha 2 milionë dollarë dëmshpërblim nga Depp.

Johnny Depp ka fituar gjyqin kundër ish-bashkëshortes Amber Heard, të cilën ai e paditi për shpifje dhe abuzim. Juria e përbërë nga shtatë persona doli në përfundimin se Heard ka shpifur ndaj Depp në artikull e publikuar në Washington Post të vitit 2018, në të cilin ajo shprehej se kishte rënë pre e dhunës nga aktori. 

Sondazh

Poll

Art&Argëtim 1 Qershor 2022, 21:40

Humbi gjyqin, Amber Heard: Jam zemërthyer

Amber Heard SHBA- Amber Heard ka lëshuar një deklaratë pasi humbi gjyqin ndaj ish-partnerit të saj Johnny Depp. Pas dhënies së...