Art&Argëtim

Sinan Hoxha: Gjatë pandemisë u zhyta në borxhe

Sinan Hoxha shtoi se që nga dita që është fejuar, ora 21:00 e gjen në shtëpi, përveç netëve që ka koncert.

1 Qershor 2022, 23:06 Nga DOSJA
Sinan Hoxha: Gjatë pandemisë u zhyta në borxhe
Andrra dhe Sinan Hoxha

TIRANË- Këngëtari shqiptar Sinan Hoxha ka rrëfyer detaje nga jeta e tij, kryesisht gjatë pandemisë. personale dhe profesionale. Në një intervistë për “Pardon My French”, këngëtari tha se gjatë pandemisë është zhytur në borxhe dhe se ka qenë një periudhë mjaft e vështirë për të.

Ai tha se bashkëshortja e tij, Andrra ka qenë një bekim për të dhe se i ka ndryshuar të gjithë jetën. Sinan Hoxha shtoi se që nga dita që është fejuar, ora 21:00 e gjen në shtëpi, përveç netëve që ka koncert.

“Ime shoqe ka qenë një bekim, nuk e di nga më ka ardhur që kam marrë një grua të mrekullueshme. Mendoj që kam gruan më të mirë në botë deri sot. Zakonisht kur jua thua grave a do dhe një fëmijë të tretë thonë jo, po në këtë rast jam unë ai që them jo. Është një obligim i frikshëm. Unë jam mashkulli i vetëm, të paktën te artistët, i cili që ditën që jam fejuar, nëse është ora 21:00 jam në shtëpi, përveç ditëve kur kam koncert. Artistët kanë qenë më të diskriminuarit gjatë pandemisë. Një muaj para se të ndodhte e gjithë pandemia unë bëra një blerje me mendimin që në dy-tre muajt në vijim do punoja dhe do laja borxhin dhe jo vetëm që nuk e lava po u futa dhe në borxh për të kaluar muajt, pasi nuk këndova fare për dy vite,”- tha ai.

Sondazh

Poll

Art&Argëtim 1 Qershor 2022, 21:40

Humbi gjyqin, Amber Heard: Jam zemërthyer

Amber Heard SHBA- Amber Heard ka lëshuar një deklaratë pasi humbi gjyqin ndaj ish-partnerit të saj Johnny Depp. Pas dhënies së...