Art&Argëtim

“Më thanë që kishte dhënë urdhër”/ Megi Pojani dhe Dalina Buzi flasin për herë të parë pas “krisjes”

Dalina tha se e gjitha ishte nën kontekstin e punës, dhe asgjë personale mes tyre.

1 Qershor 2022, 22:44 Nga DOSJA
“Më thanë që kishte dhënë urdhër”/
Megi Pojani dhe Dalina Buzi

TIRANË- Dalina Buzi dhe Megi Pojani janë takuar sonte për herë të parë që pas shkëputjes së marrëdhënies së tyre para dy viteve. Të ftuara në “Goca dhe Gra”, teksa ka sqaruar edhe arsyen e mosmarrëveshjeve mes tyre, Dalina tha se e gjitha ishte nën kontekstin e punës, dhe asgjë personale mes tyre.

Ishin 5 vajza në serial, ngelën dy deri pa u bërë. Ajo u ndalua aty, ndërpremë marrëdhëniet me të pesta vajzat, ishte shokuese për ndjekësit. Nuk folëm. Që atëherë nuk komunikuam më. Ishte një gjë private biznesi kompanie, ishte një gjë teknike dhe nuk i takojnë fare t’i dijnë njerëzit, ishte shumë provate, jo marrëdhënie private. Kjo ishte domethënë”, sqaroi Dalina.

Nga ana e saj Megi Pojani pranoi që mënyra sesi është larguar, ishte e nxituar.

Për mua Anabeli ka qenë diçka që e kam bërë me shumë dashuri,. Kam pasur keqardhje se kisha dhënë shumë nga vetja aty. Ishte periudhë shumë e bukur. Puna ime e parë e mirëfilltë, nuk denim si funksiononin shumë gjëra. Kryesisht ishte marrëdhënie mirëkuptimi. Ajo gjëja po ezaurohej për mua, ne po e bënim për të tretin vit dhe kjo ishte arsyeja, mendoja se jam nxituar për mënyrën e largimit, nodshta nga mosha,"- tha Megi.

Sondazh

Poll

Art&Argëtim 1 Qershor 2022, 21:40

Humbi gjyqin, Amber Heard: Jam zemërthyer

Amber Heard SHBA- Amber Heard ka lëshuar një deklaratë pasi humbi gjyqin ndaj ish-partnerit të saj Johnny Depp. Pas dhënies së...