Art&Argëtim

Regjisori ‘No Time To Die’ akuzohet për ngacmim seksual në shesh-xhirime

NYPost shkruan se burime anonime nga produksioni i mini-serialit të ardhshëm "Masters of the Air" i thanë Rolling Stone se regjisori është përfshirë në shpërdorim të pushtetit kur ndërvepron me aktoret e reja femra dhe anëtarët e ekuipazhit.

1 Qershor 2022, 20:37 Nga DOSJA
Regjisori ‘No Time To Die’ akuzohet për ngacmim seksual në
Cary Fukunaga

SHBA- Regjisori i "No Time to Die" Cary Fukunaga po akuzohet për sjellje të papërshtatshme me vajzat e reja në xhirime. NYPost shkruan se burime anonime nga produksioni i mini-serialit të ardhshëm "Masters of the Air" i thanë Rolling Stone se regjisori është përfshirë në shpërdorim të pushtetit kur ndërvepron me aktoret e reja femra dhe anëtarët e ekuipazhit.

Qëllimi i tij, pretenduan ata, është të përfshihet në marrëdhënie romantike. Sipas Rolling Stone, një grua e paidentifikuar, e cila xhiroi me të, tha se një peshë e rëndë iu heq pasi u ndanë. 

“Kur mendova për të, doja vetëm të vjilla”, tha ajo.

Avokati i regjisorit 44-vjeçar të "True Detective", Michael Plonsker, mohoi pretendimet për Rolling Stone, duke thënë në një deklaratë: Nuk ka asgjë të turpshme në ndjekjen e miqësive apo marrëdhënieve romantike konsensuale me gratë.

Sondazh

Poll