Art&Argëtim

Sherr mes aktoreve, Cubi xhelozon rrogën e Delindës, Disha: S’e bën dot vezën time

Cubi tha se rruga e saj nuk figuronte fare dhe se kishte xhelozuar kur kishte parë se sa paguhej Disha. Ajo shtoi se ishte ankuar edhe tek Turjan Hysko për këtë gjë.

1 Qershor 2022, 17:45 Nga DOSJA
Sherr mes aktoreve, Cubi xhelozon rrogën e Delindës, Disha: S’e
Cubi Metkaj dhe Delinda Disha

TIRANË- Aktorja Cubi Metkaj është futur në sherr me kolegen e saj Delinda Disha. Shkak për këtë gjë është bërë rroga që merrte. Në një intervistë në Report TV, Cubi tha se rruga e saj nuk figuronte fare dhe se kishte xhelozuar kur kishte parë se sa paguhej Disha. Ajo shtoi se ishte ankuar edhe tek Turjan Hysko për këtë gjë.

 “E di sa e keqe është ajo Delinda… e zbulova dhe unë rrogën e Delinës. Më e bukura që rroga ime nuk figuronte…figuronte një rrogë diku tjetër, kam bërë sherr me Turin për këtë gjë por më ka thënë që do ta shohim,”- tha ajo.

Por gazetari Ermal Qorri telefonoi Dishën për t’ju kundërpërgjigjur Metkajt.

“Po vezën time nuk e bën Cubi dhe unë të Cubit nuk e bëj dot, kështu që janë të ndara këto punë. E mirë do t’i jap unë nga rroga ime Cubit dhe ja,”- tha Disha ndër të tjera.

(F.m/dosja.al)

Sondazh

Poll