Aktualitet

Turisti i dehur bie nga kati i tretë i hotelit në Dhërmi

Aktualisht ai ndodhet në spitalin e Himarës, nën kujdesin e mjekëve.

1 Qershor 2022, 20:18 Nga DOSJA
Turisti i dehur bie nga kati i tretë i hotelit në Dhërmi
Foto Ilustruese

DHËRMI- Një 21-vjeçar nga Anglia ka rënë nga kati i tretë i një hoteli në Dhërmi. Në njoftimin e policisë, bëhet me dije se turisti me inicialet Z. C., ka qenë në gjendje të dehur në momentin që ka humbur kontrollin e trupit të tij dhe ka rënë nga ballkoni i dhomës ku po qëndronte. Aktualisht ai ndodhet në spitalin e Himarës, nën kujdesin e mjekëve.

Njoftimi i policisë:

Më datë 01.06.2022, rreth orës 19:40, në Dhërmi, ka rënë nga kati i tretë i një hoteli shtetasi anglez Z. C., rreth 21 vjeç, i cili dyshohet se ka qënë në gjëndje të dehur. Shtetasi Z. C., ndodhet në spitalin e Himarës, nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Sondazh

Poll