Aktualitet

Policia: Kemi vendosur 148 gjoba për manovrën e parakalimit

Policia ka bërë me dije se pas parakalimit mjetet duhen të zhvendosen dhe të qarkullojnë në anën e djathë të karrexhatës edhe nëse rruga është e lirë.  

1 Qershor 2022, 18:31 Nga DOSJA
Policia: Kemi vendosur 148 gjoba për manovrën e parakalimit
parakalim i gabuar

TIRANË- 148 gjoba janë vendosur gjatë 24 orëve të fundit në vend, për manovrën e parakalimit. Policia ka bërë me dije se pas parakalimit mjetet duhen të zhvendosen dhe të qarkullojnë në anën e djathë të karrexhatës edhe nëse rruga është e lirë.  

Njoftimi i Policisë:

Policia Rrugore Tiranë Kujdes! Pas manovrës së parakalimit, mjetet duhet të zhvendosen dhe të qarkullojnë në anën e djathtë të karrexhatës, edhe kur rruga është e lirë! Qëndrimi në anën e majtë në rrugë dënohet me gjobë nga 1.000 deri në 3.000 lekë të rinj. Gjatë 24 orëve të fundit, janë vendosur 148 masa administrative, për këtë shkelje.

(I.A/dosja.al)

Sondazh

Poll