Aktualitet

Arrestimi i Zhongës, FMTK: Kur ishte drejtor nuk kundërshtoi ndërtimin e lokalit në Akropolin e Butrintit

Gjithashtu shkruhet se Kur Zhonga ka qenë në detyre janë prishur sipërfaqe të mëdha të vijës bregdetare nga ndërtues të afër me Mirela Kumbaron.

1 Qershor 2022, 19:43 Nga DOSJA
Arrestimi i Zhongës, FMTK: Kur ishte drejtor nuk kundërshtoi
Mirela Kumbaro dhe Pandi Zhonga

SARANDË- Forumi per Mbrojtjen e Trashegimise Kulturore ka reaguar për arrestimin e ish-drejtorit të Butrintit Pandi Zhonga. Me anë të një postimi në Facebook, FMTK shkruan se kur Zhonga ishte Drejtori i Butrintit nuk bëri asnjë kundërshtim me lokalin që u ndërtua në Akropolin e Butrintit. Gjithashtu shkruhet se Kur Zhonga ka qenë në detyre janë prishur sipërfaqe të mëdha të vijës bregdetare nga ndërtues të afër me Mirela Kumbaron. Ata po ashtu kanë ngritur pyetjen se përse Kumbaro zgjodhi një anëtar të Partisë Demokratike si drejtor në Butrint.

Postimi i Plotë:

SPAK arreston drejtorin e Mirela Kumbaros ne Butrint. Kronika e meposhtme i perket prezantimit qe beri ne vitin 2018 ministrja Kumbaro gjate emerimit te drejtorit te Butrintit, Qendres se Pasurise Boterore te UNESCO-s. Z. Pandi Zhonga nje emer totalisht i panjohur ne fushen e trashegimise kulturore arkeologjise apo restaurimeve vinte nga nje pervoje e koordinatorit te Partise Demokratike per Delvinen. Perse znj.Kumbaro zgjodhi nje anetar te Partise Demokratike pa asnje rresht ne CV e tij ne fushen e trashegimise mbeti mister. Por fakti qe z. Zhonga ishte Drejtori i Butrintit, i cili nuk beri asnje kundershtim kur ne Akropolin e Butrintit u ndertua nje kafene, e cila menaxhohej dhe perfitohej 100% nga nje kompani sallamerie e lidhur me znj Kumbaro, mund te shpjegoje arsyet e verteta.

Interesant eshte gjithashtu fakti qe ne listen e perfshire ne emrat qe jane konsultuar nga kompania britanike Pierce and Pears mbi Planin e manaxhimit eshte edhe z. Zhonga, i cili nuk ka pasur asnje kundershti qe Butrinti te menaxhohet nga nje kompani private e huaj. Po keshtu gjate periudhes te drejtimit te z. Zhonga ne zonen e mbrojtur te parkut Kombetar te Butrintit jane prishur siperfaqe e madhe e vijes bregdetare nga ndertues shume afer me znj. Kumbaro, fakt ky qe znj. Kumbaro po perpiqet ta fshehe nga opinioni publik. Sot SPAK arreston ish-drejtorin e emeruar nga ministrtja Kumbaro, si nje prej njerezve te perfshire ne afera te rendesishme te tjetersimit te pasurise publike dhe falsifikim te dokumentave. Nese z. Zhonga eshte i perfshire ne korrupsion te nivelit te hetimit te SPAK a mund te hedhim dyshime se deklaratat e z. Michael Granoff dhene Zerit te Amerikes se 2/3 e te ardhurave te biletave te Butrintit zhdukeshin, mund te jete e vertete? Nese po, lind natyrshem pyetja se me ke i ndante parate drejtori Zhonga? Mos valle pergjigjien mund ta dije vetem Mirela Kumbaro?

Pandi Zhonga është arrestuar ditën e sotme me urdhër të Prokurorisë së Sarandës për akuzën e “Shpërdorimit të detyrës”. Mes personave të arrestuar është dhe një noter publik Aleko Anagnosti si dhe juristja e Zyrës së Hipotekës në Sarandë, Rovena Alikaj. Ndalimi i tre zyrtarëve publikë është kryer nga prokuroria e Sarandës, e cila gjatë hetimeve të kryera ka konstatuar se personat e arrestuar tashmë dyshohet se kanë kryer tjetërsimin e një sipërfaqe prej 10 mijë metra katror tokë, duke e ndarë tek persona të tjerë, të cilët më pas kanë ndërtuar. Sipërfaqja tokësore e tjetërsuar ka qënë tokë shtetërore dhe para tjetërsimit shërbente si hapësirë e gjelbër, Lulishte, për qytetin e Sarandës.

(I.A/dosja.al)

Sondazh

Poll